Tek Hyundai ne vendosemi në shërbim të klientit që t`ju sigurojmë eksperiencën më të mirë në riparimin e automjeteve tuaja.

Ne kujdesemi për çdo klient me një përkushtim të madh dhe angazhimi ynë është I shprehur në “Premtimin e Klientit të Hyundai”, që ju të merrni shërbimin më të mirë.

PREMTIMI I KLIENTIT

Ne i vlerësojmë të gjithë klientët tanë dhe zotohemi në:

  • T`ju dëgjojmë dhe t`ju ndjekim me kujdes për çdo kërkesë tuajën
  • Të mbajmë një mjedis të pastër, të sigurt dhe miqësor
  • Të caktojmë një takim sipas kërkesave dhe mundësive tuaja
  • T`ju mirëpresim miqësisht dhe prefesionalisht
  • T`ju japim një vlerësim të kostos dhe të kohës së riparimit
  • Të marrim miratimin tuaj përpara fillimit të riparimit
  • T`ju shpjegojmë në mënyrë të detajuar të gjitha riparimet dhe kostot respektive
  • Automjeti do t`ju kthehet në kohën e caktuar dhe tërësisht i riparuar
  • T`ju kontaktojmë brenda 3 ditëve për t`u siguruar që jeni të kënaqur me shërbimet e kryera

Nëse keni një sugjerim ju lutem na kontaktoni në +355 42 410 318.